Ndonëse është 102-vjeç, aktori i njohur nuk heq dorë nga kampingu!

Aktori amerikan Kirk Douglas nuk do t'ia dijë për moshën kur vjen puna tek hobit e tij. Ndonëse është 102 vjeç, ai nuk heq dorë nga kampingu.

Nipi i tij, Cameron publikoi në Instagram një fotografi të gjyshit duke shijuar qëndrimin në tendë.

"Ky njeri i mrekullueshëm, gjyshi im, është inspirim i madh në shumë drejtime! Bën kamping në moshën 102-vjeçare!" - shkruajti 40-vjeçari Cameron.

Ndonëse nuk është në një pyll të vërtetë, Kirk e shijon qëndrimin në cadrën e vendosur në oborrin e shtëpisë. Fotografitë e aktorit legjendar duke marrë ajër të pastër kanë marrë vëmendjen e shumë përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët e vlerësojnë dashurinë e tij për natyrën.


EMISIONET