Ndodhej në sektorin e vendasve, goli i Salah "bën" për spital tifozin e Liverpool (VIDEO)

Ndodhej në sektorin e vendasve, goli i Salah "bën" për

Në kohën që Manchester City dhe Liverpool po luanin një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League, në shkallët e “Etihad Stadium” nisi një "luftë" e vërtetë.

Një video e postuar në "Twitter" tregon se si tifozët vendas sulmuan disa tifozë të Liverpool-it, të cilët po festonin si të çmendur golin e skuadrës së tyre, edhe pse ishin ulur te tifozeria kundërshtare.

Autori i video-s ishte Rebekah Parker, që e publikoi në "Twitter" duke shkruajtur:

Kjo ndodh kur je tifoz i Liverpool-it feston golin i ulur pranë tifozëve të City-t. Situata u zgjidh nga policia, por është e pabesueshme ajo që ndodhi”.

Pavarësisht grushtave, tifozi i "The Reds" ka dalur i fituar nga kjo histori, pasi ishte skuadra e tij ajo që kaloi për më tej.

EMISIONET