"Ndjeva aromë të keqe, por se dija që gruaja më kishte vdekur para 1 muaji"

"Ndjeva aromë të keqe, por se dija që gruaja më kishte

Nga burrë nga Çikago pretendon se nuk ishte në dijeni se gruaja e tij kishte vdekur një muaj më herët, teksa policia zbuloi trupin e saj në një apartamentin që ndanin së bashku.

Tamara Wilson, 58 vjeç, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Çikago, Illinois, në lagjen "Uptown" në 10 dhjetor, kur policia iu përgjigj një kontrolli.

Bashkëshorti i saj 60-vjeçar, Stiven Seiler, kishte ndarë me policinë se kishte ndjerë diçka të pakëndshme që dilte nga dhoma e saj përreth një muaj, por nuk ishte shqetësuar ta shikonte.

Seiler dyshohet se mori një telefonatë nga vajza e tij, çka ngriti dyshimet rreth gruas. Ai do të akuzohet për fshehjen e një vdekjeje.

Policia vuri re se 'lëngjet trupore' u shpërndanë në të gjithë apartamentin bashkë me erën e keqe.

Skena nxiti autoritetet të hapnin dyert me forcë, ndërsa trupi i gruas u gjet i dekompozuar.

Kur Seiler u kthye në apartament të martën, ai u arrestua nga policia dhe u gjet duke mbajtur kartën e sigurimit social të gruas, atë të debitit, certifikatën e lindjes dhe unazën e martesës.

Në fakt, burri ishte dënuar për sulm ndaj gruas dhe e kishte të ndaluar t'i afrohej asaj, për shkak se ishte përdorues i drogës dhe alkoolit.

EMISIONET