"Ndizet" merkatoja! Salah drejt Realit?

"Ndizet" merkatoja! Salah drejt Realit?

Performanca e tij ndeshjet e fundit me Liverpool ka bërë që të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Bëhet fjalë për sulmuesin egjiptian, Mohamed Salah, i cili mund të përfundojë tek gjigantët e Real Madrid.

Ish-sumlmuesi egjiptian i Romës, Totennhamit, Ajaxit, Mido, në një postim në llogarinë e tij në “Twitter” ka shkruar lajmin se Salah mund të transferohet te spanjollët.

“Nuk besoj se Salah do të rrijë ne Liverpool, për shumë kohë, ai shumë shpejt do të shkojë në Madrid. Hala Madrid!”, shkruan lojtari egjiptian.

Salah u transferua nga Roma në Liverpool këtë verë edhe ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje, ku 6 nga rrjetat kanë ardhur në Ligën e Kampionëve.

EMISIONET