Ka shumë produkte të kujdesit ndaj lëkurës në dyqane dhe është e vështirë për të vendosur cilin duhet të përdorësh. Kur pacientët pyesin cilin të blejnë, unë rekomandoj vetëm produkte  të cilat mbështeten në studime shkencore

Kujdesi i lëkurës sipas një dermatologu

Gjëja e parë që bëhet sapo zgjohesh është pastrimi i lëkurës me një pastrues të butë për fytyrën.

Përdorni produkte të cilat nuk përmbajnë alergjentë dhe mbrojnë yndyrnat natyrale të lëkurës. Gjithashtu duhet të shmangni aromat sepse ato mund të shkaktojnë irritim ose tharje të lëkurës. Pastruesit e butë do e pastrojnë lëkurën pa e tharë shumë.

Më pas rekomandohet të përdorni antioksidantë të cilët përmbajnë vitamin C dhe E. Antioksidantët mbrojnë lëkurën nga ndotja. Ato ndriçojnë lëkurën dhe mund të përmirësojnë rrudhat. Pasi thahet antioksidanti , ju mund të aplikoni kremin kundër diellit. I rekomandoj të gjithë njerëzve të zgjedhin një krem që përmban oksid hekuri, oksid zinku, të cilat kanë efekt mbrojtës mbi 300. Shumë njerëz vendosin aq krem sa duhet, kjo është arsyeja pse unë rekomandoj kremin me efektivitet më të lartë mbrojtës.

SPF(kremi kundra diellit) përcakton sesa kohë lëkura do të jetë e mbrojtur. Është shumë e rëndësishme të aplikohet SPF të paktën 30 minuta para se të ekspozohesh në diell dhe të riaplikohet çdo dy orë nëse vazhdoni të jeni të ekspozuar ndaj diellit.

 Një gabim i zakonshëm i njerëzve është se ata harrojnë ta ripërdorin, kjo është një nga arsyet pse rekomandohet kremi me efekt mbrojtës më të lartë. Gjithashtu, shumë e rëndësishme është të shikohen me kujdes përbërësit e kremit.

Pas kësaj mund të vendosni fondatinë nëse dëshironi. Unë rekomandoj të përdorni një korrigjues që përmban SPF, i cili mbulon defektet e vogla. Pas kësaj një fondatinë pudër për t’u dukur natyrale. Fondatina pluhur nuk ka vajëra të shtuar dhe do të zgjasë më shumë.

Edhe produktet e buzëve sugjerohet të kenë faktor mbrojtës ndaj diellit.

Gjatë ditës, nëse do të jeni jashtë ose do të jeni në makinë, mbani SPF në çantën tuaj për ta riaplikuar.

Regjimi i mbrëmjes për lëkurën

Në darkë është e domosdoshme të pastroni grimin, është më mirë të përdorni një pastrues në vend të larjes së fytyrës, pasi kjo mund t’ju ndihmojë të hiqni lehtësiht rimelin dhe penelin. Mund të përdorni një pastrues të butë, si ai i mëngjesit.

Pas pastrimit duhet të aplikoni një krem që përmban vitaminë A. Kjo vitaminë stimulon kolagjenin, parandalon aknet dhe lëkura duket e re dhe e freskët.

Lëkura e gjithësecilit është e ndryshme, dhe ka shumë faktorë të cilët duhen marrë në konsideratë kur vendoset një regjim për lëkurën. Për këtë regjim, është më mirë të konsultoheni me dermatologun tuaj.

/Ora News.tv/