Ndikimi rus dhe radikalizmi mysliman?Rama: Analizë që duhet ta bëjë çdo buf i gjeopolitikës

Ndikimi rus dhe radikalizmi mysliman?Rama: Analizë që duhet ta

Kryeministri, Edi Rama, u ka thyer përgjigje kritikëve lidhur me intervistën e tij për Reuters, ku fliste për rrezikun e radikalizmit mysliman dhe ndikimit rus nëse BE i kthen shpinën Shqipërisë.

Rama tha për gazetarët se ai nuk po luan asnjë kartë me BE por është një analizë që çdo buf që merret me gjeopolitikë duhet ta bëjë.

Pyetjet: A ishin çështjet ekonomike pjesë e diskutimeve në Berlin dhe a u kërkua një reformë konkrete. Së dytim i referohem një interviste tuaj në Reuters, një kartë ndoshta e luajtur prej jush të radikalizmit mysliman dhe ndikimit rus nëse BE i kthen kurrizin Shqipërisë.

Rama: Nuk kam luajtur asnjë kartë, thjesht kam bërë një analizë që besoj nuk duhet asnjë shkencë e madhe për ta bërë dhe ma ha mendja që çdo buf që merret me gjeopolitikën nuk e ka aspak të vështirë që ta bëjë. Sa i përket pyetjes së parë, me kancelaren kemi pasur një seksion të veçantë të bisedës lidhur me zhvillimin ekonomik në Shqipëri dhe sigurisht edhe mbi mundësitë për të zhvilluar më tej bashkëpunimin bilateral edhe në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.

Rezervat e Bundestagut për Shqipërinë

Pyetje: Ka pasur raportime të ndryshme, cilat janë rezervat kryesore që kanë aktorët dhe faktorët e ndryshëm në Bundestag në raport me Shqipërinë dhe a keni marrë përsipër të përmbushni detyra të caktuara deri në qershor?

Rama: Aty nuk është shprehur asnjë rezervë sepse formati i takimit ka qenë i tillë që më ka dhënë mua mundësinë të bëj një paraqitje të përgjithshme dhe pastaj u ka dhënë të gjithë përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare mundësinë të pyesin për aspekte apo për detaje të lidhura me aktualitetin e Shqipërisë dhe unë kam dhënë përgjigjet e mia. Me thënë të drejtën, asnjë prej atyre që kam folur nuk kam dëgjuar konsiderata përfundimtare apo qëndrime përfundimtare. Mund t'ju them se atmosfera ka qenë mjaft pozitive, dëshira për të dëgjuar drejtëpërdrejtë prej meje më shumë ka qenë e dukshme dhe të gjitha grupet pa përjashtim e kanë respektuar praninë time gjë për të cilën kam shprehur dhe falenderimet e mia, duke kapërcyer dhe orarin e përcaktuar.Atmosfera në Berlin është pozitive, sigurisht që kohën e kemi të gjithën përpara për të vazhduar këtë proces komunikimi. Siç e kam thënë, vendimmarrja për Shqipërinë përjashtuar ndonjë individ tek-tuk që ka arsyet e tij të kuptueshme ose të pa kuptueshme do të jetë e lidhur ngushtë jo vetëm me çfarë ka bërë Shqipëria por edhe me dinamikën e brendshme në parlamentin gjerman. Në këndvështrimin tim, sot që flasim është një dinamikë që nuk më duket se do të jetë pengesë.

Grupi negociator

Pyetje: A keni filluar të mendoni për grupin negociator, do të shkoni në qershor në KiE me grupin negociator gati apo ky është një moment që ndodh më pas?

Rama: Në Këshillin Europian nuk shkojmë ne xhan, në Këshillin Europian shkojnë vendet anëtare të cilat marrin vendimin dhe në momentin që vendet anëtare marrin vendimin, nëse vendimi është pozitiv dhe nëse Shqipëria ka dritën jeshile për të filluar përgatitjen për çeljen e negociatave ne do të fillojmë edhe ngritjen e grupit negociator për të cilin jemi gati sigurisht.


Lexo edhe-  Rama nga Rinasi: Vizita në Gjermani, e suksesshme, Franca jo skeptike

EMISIONET