"Ndihmë, babi po rreh pranë mamin". Prangoset shqiptari në Milano, dhunonte prej vitesh gruan

"Ndihmë, babi po rreh pranë mamin". Prangoset shqiptari

Një 44 vjeçar nga Shqipëria dhe banues në Milano është arrestuar nga policia vendase pas një sulmi tjetër ndaj gruas së tij, duke e ofenduar dhe goditur fizikisht nën sytë e djalit 13 vjeçar.

Një 55 vjeçare italiane, ka lajmëruar policinë rreth orës 07:30 minuta të mëngjesit të së mërkurës duke deklaruar se ajo po rrihej nga bashkëshorti në banesën e tyre në "Piazza Insubria", në zonën e Calvairate

Policia ndërhyri menjëherë duke gjetur gruan me plagë të shumta dhe me çarje në buzë si dhe djalin e saj, por jo burrin.

Gruaja raportoi se dhuna përsëritet për vite me radhë. "Grushte dhe kërcënime me vdekje nën efektin e kokainës", i tha ajo policisë.

Shqiptari ishte arrestuar në vitin 2008. Ajo e kishte paditur për dhunë në vitin 2014, në vitin 2015, në vitin 2016 dhe herën e fundit tetorin e kaluar.

Pavarësisht se nuk u gjet në mëngjes, ishte telefonata e djalit 13 vjeçar në mbrëmje rreth orës 21:30 minuta, duke kërkuar me dëshpërim ndihmë dhe duke shpjeguar se babai i tij ishte kthyer në shtëpi dhe kishte filluar të rrihte sërish gruan.

Gjithmonë përpara fëmijës dhe aspak i frikësuar nga prania e policisë, shqiptari ka vazhduar të fyej gruan derisa u arrestua.

/S.Lleshi/


EMISIONET