"Synojmë kualifikimin", Reja: Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin

"Synojmë kualifikimin", Reja: Çdo lojtar duhet ta

Trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja, është shprehur se objektivi i tij është që skuadra të kualifikohet në Euro 2020.

Gjatë konferencës për shtyp, Reja theksoi se lojtarët duhet të jenë pozitiv dhe ta kenë të qartë objektivin.

Edi Reja: "Janë 5 skuadra  dhe 2 të parat kualifikohet dhe e treta mundet. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin dhe të jetë pozitiv. Objektivi ynë është të kualifikohemi. Kam folur me djemtë dhe personalisht me gjithsecilin dhe besojnë se mund të punojnë me impenjimin më të madh. 

Lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Kam parë që kanë një pritshmëri t'ia dalin. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë shumë këtë skuadër. Futbolli është sporti më i ndjekur këtu në Shqipëri."

Ndërsa theksoi se përzgjodhi lojtarët e vjetër për dy ndeshjet kuaifikuese për shkak se nuk kishte shumë kohë në dispozicion.

Edi Reja: "Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuccin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit dhe janë lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. 

Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani kam një listë me 35 lojtarë që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara."

Trajneri tha se problemi më i madh që ka hasur është rregullimi i pjesës mbrojtëse.

Edi Reja: "Problemet që kemi pasur është rregullimi i pjesës mbrojtëse pastaj të kalojmë tek pjesa  sulmit. Çdo lojtar që vjen të luajë për kombëtaren duhet ta ketë të qartë objektivin. Duhet të jetë sa më pozitiv."


Shikoni listën zyrtare të futbollistëve shqiptarë për ndeshjet me Moldavinë dhe Islandën

EMISIONET