Ndeshjet europiane, Kukësi "arratiset" drejt shtetit fqinj

Ndeshjet europiane, Kukësi "arratiset" drejt shtetit fqinj

Elbasani nuk do të jetë pjesë e përgatitjeve të Kukësit. Nënkampionët e vendit kanë njoftuar se kanë udhëtuar drejt Ohrit, aty ku do të kryejnë fazën përgatitore në prag të sezonit të ardhshëm, të cilin e nis në raundin e parë të Europa League. 

Kushtet atmosferike të favorshme e kanë detyruar ekipin e drejtuar nga Ernest Gjoka që të "arratiset" drejt Maqedonisë së Veriut. Në Ohër, Kukësi pritet të kryer një fazë përgatitore mjaft intensive, ku natyrisht nuk do të mungojnë edhe testet me ekipe vendase.

Gjoka kërkon që të konsolidojë sa më shumë grupin, teksa nuk përjashtohet ndonjë goditje e bujshme gjatë merkatos së kësaj vere.


 

EMISIONET