Kupa e Botës do të hapet sot me ndeshjen e Rusisë kundër Arabisë Saudite.

Kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit hapet në orën 17:00.

Sauditët janë një nga shtatë ekipet në Kupën Botërore 2018  nga kombet kryesisht myslimane dhe përballja e tyre ne shtetin pritës, Rusinë vjen gjatë festës së Ramazanit. Agjërimi do të jetë dhe gjatë orëve të ditës, e kjo sipas mediave të huaja mund të paraqesë probleme për lojtarët.

Një tjetër probleme për futbollistët është fakti që janë të vendosur në Shën Petersburg, ku ditët e verës janë të gjata, ka aktualisht 18 orë të ditës për të qenë të saktë.

Në Botëror do përballen 32 ekipe që do konkurrojnë në 64 ndeshje për më shumë se 32 ditë.

Ndeshjet do të luhen në 12 stadiume, në 11 qytete, 2896 km larg njëri-tjetrit.

Gjermania, e cila e mposhti Argjentinën në finalen e vitit 2014, po kërkon të bëhet ekipi i parë që do të fitojë Kupën e Botës që nga viti 1962, ndërsa Brazili kërkon të arrijë një rekord të titujsh botëror, atë të gjashtin.

Janë tetë grupe, secila prej të cilave përmban katër skuadra, me dy të parët që përparojnë deri në 16 të fundit. Ndeshja e fundit do të zhvillohet në Stadiumin Luzhniki me kapacitet prej 81,000 tifozësh më 15 korrik (ora 16:00 BST).



/Ora News.tv/