Skuadra e Kukësit do të luajnë nesër në transfertën e vështirë të Teutës. Tekniku i verilindorëve Peter Pacult ka theksuar në konferencën për shtyp se skuadra e tij do të luaj vetëm për 3-pikët.

"Respektojmë kundërshtarin, normalisht si çdo skuadër tjetër dhe nesër na pret një tjetër ndeshje, ku si atyreve dhe ne na nevojiten pikë. Shpresojmë që të bëjmë maksimumin nesër për të arritur fitoren.Sa i përket pikëve mendoj se Teutës i nevojiten më shumë pikët pasi që kërkon pikë për të arritur tek objektivi mbijetesë. Mendoj se nesër do të jetë një ndeshje e vështirë dhe do të shikojmë se si do të shkojnë gjërat."

Sfida mes Teutës dhe Kukësit do të luhet nesër në orën 19:00.

/Ora News.tv/