Ndeshja me Qarabak, Cungu dhe Shameti: Na pret një ndeshje e vështirë por ...

Ndeshja me Qarabak, Cungu dhe Shameti: Na pret një ndeshje e

Kukësi sot në orën 19:00, në Baku ka një mision mjaft të vështirë përpara, pasi do të kërkojë kualifikimin ndaj Karabakut, një kundërshtar mjaft i fortë. Trajneri Armando Cungu ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes historike ndaj Karabakut. Cungu shprehet se kërkon që të mbyllë gjithçka për 90 minuta kualifikimin, por nuk përjashton as ndonjë shtesë apo edhe penalltitë.

“Ndeshja i ka brenda të gjitha situatat. Ne duam që ta mbyllim gjithçka për 90 minuta, por jemi të përgatitur për çdo gjë pasi futbollit nuk i dihet. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje perfektë, pasi me një gabim mund të shembim gjithçka. Atmosfera mund të jetë e nxehtë ditën e nesërme, por jemi profesionistë dhe nuk është hera e parë. Ju duhet të dini që FK Kukësi ka 6 vite ku një herë ka fituar Kampionatin dhe njëherë Kupën. Ka kaluar 3 faza të Europa League, dhe tani jemi ne Champions,dhe të gjithë duhet të kenë respekt për Kukësin. Ne jemi profesioniste dhe të gjithë duan të fitojnë. Ekipi është i përgatitur për cdo gjë. Duhet te tregohemi të durueshëm dhe të kemi një mendje të kthjellët. Është një ndeshje e vështirë me Qarabagun, sidomos në fushën e tyre por, ne do të mundohemi të bëjmë një ndeshje të mirë ashtu siç bëmë edhe në fushën tonë një javë më parë”- u shpreh Armando Cungu për mediat e Azerbajxhanit.

“Na pret një ndeshje e vështirë por mendoj se jemi të përgatitur për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze për të kaluar më tej”- tha Ylli Shameti.

Kukësi do të luftojë për dy rezultate, barazimin ose fitoren, të cilat e lejojnë që të kualifikohet për në turin e tretë të Champions League.

EMISIONET