Në “San Siro” mungoi goli por jo trazirat. Para nisjes së ndeshjes mes Milanit dhe Napolit, 3 ultras të skuadrës së kaltër janë arrestuar.

Ata janë arrestuar kur kanë tentuar të hynë në stadium, kjo pasi gjatë hyrjes në stadium napoletanët kanë tentuar të hynë me sende të forta dhe janë konfrontuar me rojen.

Gjithashtu kjo ka ardhur sepse para ndeshjes ata kanë kryer nje përleshje me tifozët kuqezi.

Për këtë reaguan dhe ultrasit kuqezi gjatë ndeshjes, pasi gjatë gjithë kohës ata kënduan kore rraciste. Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë dëm serioz.

/Ora News.tv/