Ndeshja kundër Milanit, ja çfarë rekordi mendon të vendos Buffon

Ndeshja kundër Milanit, ja çfarë rekordi mendon të vendos

Rekordet janë vendosur për t'u thyer dhe për Gianluigi Buffon kjo nuk është më një mit. Portieri i Juventusit, i cili pak ditë më parë ka mbushur 40 vjeç, ka shancin e mirë për të vendosur një rekord të ri në Seria A.

Nëse nuk pëson gol në 43 minutat e para ndaj Milanit, Gigi do të "thyej" rekordin e tij duke e dërguar në 973 minuta, minutazhin pa e nxjerrë topin nga rrjeta e tij.

Buffon e ka mbajtur të paprekur portën prej 10 ndeshjesh radhazi, në një total prej 931 minuta.

Në ndeshjen e së shtunës kundër Spal në "Stadio Paolo Mazza", ai "theu" rekordin e Sebastian Rossi nga 1993-94, kur portieri i Milanit arriti në 929 minuta pa pësuar gol.

Megjithatë, ai synon të thyej rekordin botëror të  vendosur nga Pereira de Matos i Vasco da Gama, që në sezonin 1992-93 qëndroj i pamposhtur për 1816 minuta.

Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit do të luhet me 31 mars.


EMISIONET