Stoke City po luan ndeshjen e javës së 30-të të Premier League, ku në stadiumin "Bet365" presin kryesuesit e Manchester City-t.

Për momentin është mbyllur pjesa e parë e cila mbaroj me fitoren minimale 1-0 të Manchester City-t, ndërsa siç pritej dhe këtë takim Xherdan Shaqiri e ka nisur titullar. Madje, mesfushori me origjinë kosovare ka shpalosur dhe nga talenti i tij, duke “turpëruar” mesfushorin e "Qytetarëve" Oleksandr Zinchenko.

Shaqiri, gjatë një aksioni për Stoke Cityn, dribloj ukrainasin Zinchenko, duke i futur topin përmes këmbëve, para se të pasonte topin te N’Diaye, që goditi jashtë.




/Ora News.tv/