Para-kontrata e firmosur me Interin e ka trembur trajnerin e Lazio-s, Simone Inzaghi që në konferencën për shtyp pas barazimit me Crotonen ka lënë të kuptohet se Stefan de Vrij do të humbasë ndeshjen e javës së ardhshme kundër zikaltërve.

"Kemi mbrojtës të tjerë në lartësinë e duhur. Nuk e di nëse ai do të luajë. Unë do ta vlerësoj atë gjatë javës, por Luiz Felipe do të kthehet për të dielën, e cila është shumë e rëndësishme për ne, plus unë kam mbrojtës të tjerë. De Vrij, ndër të tjera, nuk është edhe në gjendje të lartë dhe ai ishte në dyshim edhe për ndeshjen me Crotonen.
"-tha Inzaghi.

De Vrij do të bashkohet me Interin sapo kontrata e tij në Lazio të skadojë në qershor, çka do të sillte një mungesë të tij në ndeshjen e kësaj fundjavë përballë skuadrës së ardhshme të tij.

Kujtojmë se sfida mes Lazio-s dhe Interit ka vlera të mëdha, pasi një fitore e Interit do i siguronte atyre një vend në Champions League vitin e ardhshëm, ndërkohë që për bardhekaltërit do të ishte i nevojshëm çdo lloj rezultati pozitiv.

/Ora News.tv/