Torres me shokë "shëtitje" në Rusi, Atletiko siguron çerekfinalen e Europa League
Ashtu siç pritej, Atletiko e Madridit është skuadra e parë që pret biletën për në fazën çerekfinale të Europa League. Spanjollët nuk falën as në takimin e kthimit, duke i mposhtur thellë 5-1 Lokomotiv Moskow dhe duke kaluar më tej me rezultatin e përgjithshëm 8-1.
Serinë e golave e hapi Correa që realizoj pas 16 minutash lojë. Argjentinasi mposhti me një diagonale të bukur Kochenkov.
Reagimi i rusëve nuk vonoj, pasi një predhë nga jashtë zone e Rybus vendosi baraspeshën. Me nisjen e fraksionit të dytë, një kombinim i bukur Luis-Saul nxori të lirë këtë të fundit që nuk gaboj një penallti në lëvizje për të kaluar në avantazh "Los Colcheoneros".
Dy golat e Fernando Torres, fillimisht nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas, ktheu në gol një asist të Correa për të plotësuar pokerin dhe për të hipotekuar kualifikimin. Goli i Antoine Griezman në minutën e 86-të ishte ai nokaut për rusët.
Goli i Griezmann për 1-5
Goli i Torres për shifrat 1-4
Goli i Torres për shifrat 1-3
Goli i Saul Niguez për 1-2
Goli i barazimin nga Rybus
Goli i Correa
Këto janë formacionet zyrtare: