Ndërtuesi anëtar në Këshillin Bashkiak që ndërton pa leje në mes të Tiranës

Ndërtuesi anëtar në Këshillin Bashkiak që ndërton

Puntata e sotme e rubrikës Dosja Investigative në Channel One e gazetarit Elio Laze sjell një rast të pazakontë. Historia nis kur ndërtuesi njëkohësisht dhe antar në Këshillin Bashkiak të Tiranës Arjan Çukaj merr një leje ndërtimi pranë stadiumit Dinamo, më konkretisht në atë që njihet si “Shushica”.

Leja e miratuar nga Bashkia Tiranë është zbardhur për një ndërtim 6-9 kate, por realisht objekti është 7-9 kate.

Ka ndryshime të dukshme nga projekti i miratuar në projektin e zbatuar. Për të gjitha këto u ankua një denoncues anonim I cili ndër të tjera na informoi se në dy prej apartamenteve, ndërtuesi ka future mes për mes ambientit të ndenjies, tubat e oxhakut, gjë e cila sipas denoncuesit sjell frikë dhe panik për sigurinë e jetës.

Pikërisht për këto tuba të oxhakut të futura mes për mes apartamenteve jashtë lejes së ndërtimit Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës I ka vendosur 300.000 (tre milionë lek) gjobë firmës së ndërtimit Ferrar. Por ama gjithshka ka mbetur në kuadër të gjobës dhe nuk është proceduar me prishje.

Interesimit të gazetarëve të Dosjes Investigative në Channel One, kryeinspektori Skerdi Drenova i është përgjigjur me heshtje.

Në këto kushte skandali bëhet akoma më I rëndë. Ndërtuesi anëtar i Këshillit Bashkiak ka ndërtuar pa leje mbi një leje të rregullt dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës nuk jep përgjigje për gjobat që vetë ka vendosur.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e plotë të rubrikës Dosja Investigative në Channel One.

EMISIONET