Kompania e cila ka fituar bonusin për ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të investojë në total 6.7 mln euro. Burime nga Ministria e Infrastruktuës bëjnë me dije se ndërhyrjet që janë propozuar parashikojnë zgjatjen e pistës dhe ndërtesën e terminalit, ndërtimin e pikave të karburantit, ndërtimet e zonave të magazinimit dhe parkimit si dhe blerjen e pajisjeve.Ndërtimi i këtij aeroporti pritet të ndikojë në uljen e çmimittë biletave.

Kompania e cila dorëzoi një ofertë të pakërkuar për marrjen me koncesion të aeroportit të Kukësit parashikon të investojë në total 6.7 mln euro.Burime nga Ministria e Infrastrukturës bëjnë me dije se bashkimi i kompanive që ka fituar bonusin prej tetë pikësh do të ndërhyjë në zgjatjen e pistës dhe ndërtesën e terminalit, pikën e karburantit, ndërtimet e zonave të magazinimit dhe parkimit si dhe blerjen e pajisjeve.

Me rehabilitimin dhe nisjen e operimit, pritshmëria është që aeroporti i Kukësit do të sjellë dhe uljen e tarifave të biletave për udhëtime ndërkombëtare për qytetarët.

Në propozim parashikohet që aeroporti i Kukësit do të ketë qëllim të funksionojë si aeroport për transportuesit me kosto të ulët, duke qenë se për nga infrastruktura dhe teknologjia e tij, i përshtatet modelit të biznesit të linjave ajrore me kosto të ulët.

Ndër të tjera në propozimin e dorëzuar parashikohet që kjo platformë të pajiset me sistemin e ndriçimit, kullimit, trajtimit dhe filtrimit të ujërave, sepse pritet të përdoren lëngjet kundër ngrirjes dhe akujve ne sipërfaqen e trupit te avionit.

Aeroporti i Kukësit ndodhet 3,5 km në jug të qytetit të Kukësit. Ndërtimi i aeroportit nisi në 10 maj 2003 dhe përfundoi më 31 tetor 2005 nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat organizuan në Kukës një kamp modern për të ndihmuar refugjatët e luftës në Kosovë.


/Ora News.tv/