Ndërron jetë fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë, novelisti VS Naipaul

Ndërron jetë fituesi i Çmimit Nobel për

Novelisti Sir VS Naipaul, i cili fitoi çmimin Nobel në letërsi, ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Sir Vidia, i lindur në zonën rurale të Trinidadit në vitin 1932, shkroi më shumë se 30 libra, duke përfshirë 'A Bend in the River' dhe kryeveprën e tij, 'A House for Mr Bisëas'.

Lajmi për vdekjen e tij u kofirmua nga familja ndërsa bashkëshorta e tij e quajti atë "gjigant në gjithçka që arriti". Lady Naipaul tha se vdiq në shtëpinë e tij në Londër i rrethuar nga njerëzit që donte dhe jetoi një jetë që ishte plot me krijimtari të mrekullueshme.

Geordie Greig, redaktore e Mail Sunday, dhe një mik i ngushtë, tha se vdekja e tij lë një vrimë të hapur në trashëgiminë letrare të Britanisë, por nuk ka dyshim se librat e tij do jetojnë.

EMISIONET