Ndërpritet sinjali satelitor. 

Ndërprerja e sinjalit është bërë në momentin kur në sallë kryetari i bashkisë Lushnje, Fatosh Tushe ka kërkuar nga anëtarët llogari për 12 shoqatat

Përfaqësuesi ligjor i FSHF-se eshte shprehur se këto shoqata janë cerfikuar nga komisioni i Asamblesë dhe kanë të drejtë vote.


Mësohet se organizatorët janë duke u përpjekur të rikthejnë sinjalin për mediat televizive.

Në hotel Adriatik në Durrës po mbahen zgjedhjet për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në garë për këtë post janë presidenti aktual Armand Duka, deputeti socialist Bashkim Fino dhe ish-gjyqtari Shpëtim Hala.  

/Ora News.tv/