Trupi gjykues në Prishtinë vendosi ditën e premte të lirojë nga paraburgimi dy deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi. Prokurori i çështjes bëri të ditur se nuk ka më shkaqe ligjore për të mbajtur dy zyrtarët në dhomat e paraburgimit. Ndërkohë vendimi përfundimtar për 4 përfaqësuesit e Vetëvendosjes do të shpallet më 3 janar të 2018. Ata akuzohen për përdorim të gazit lotësjellës në Kuvendin e Kosovës në 2015.

Deputetët e Vetëvendosjes Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi janë liruar ditën e premte nga masa e paraburgimit dhe kanë braktisur qelitë ku po mbaheshin prej mëse 1 muaji.

Trupi gjykues vlerësoi se nuk ka më shkaqe ligjore për të mbajtur dy zyrtarët në paraburgim.

Në seancën e sotme, Kurtit dhe Bujupit nuk u është caktuar asnjë masë tjetër sigurie.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti në fjalën përfundimtare të tij tha se veprimet e tij dhe të tre të akuzuarve të tjerë, janë padëgjueshmëri parlamentare dhe jo vepër penale.

Ndërkohë prokurori deklaroi se vendimi për katër deputeët e Vetëvendsojes do të shpallet më 3 janar  të 2018.

Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen për hedhje të gazit lotsjellës ne Kuvendin e Kosovës në 2015, dhe për pengese të personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Ndërsa Faton Topalli akuzohet vetëm për veprën e e dytë penale.

/Ora News.tv/