Ndërhyrja e ROSU në veri, Vuçiç vendos në gatishmëri ushrinë serbe

Ndërhyrja e ROSU në veri, Vuçiç vendos në

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar vendosjen e të gjitha njësive të Forcave të Armatosura Serbe në gjendje gatishmërie të plotë pas operacionit nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Njësitë speciale të policisë dhe Ministrisë së Brendshme janë gjithashtu në gatishmëri të plotë.

Vuçiç tha më parë se shërbimet serbe kishin njohuri se Prishtina kishte planifikuar arrestimin e serbëve në veri të Mitrovicës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka ndërmarrë gjithashtu një fushatë diplomatike, duke u kërkuar qendrave politike perëndimore që të ndalojnë Prishtinën, duke ua bërë të qartë se Serbia nuk do të lejojë spastrimin etnik.

"Të gjitha llojet e ndihmës dhe mbështetjes priten nga aleatët, Rusia dhe Kina" shkruajnë mediat serbe.

Presidenti Vuçiç do të flasë për hollësitë e kësaj situate në Parlamentin serb në një sesion të posaçëm  në orën 10.


EMISIONET