Ndarja nga Vin Veli? Ja pushimet e para të Bora Zemanit si nënë beqare

Ndarja nga Vin Veli? Ja pushimet e para të Bora Zemanit si nënë

 Prej disa muajsh qarkullon lajmi se moderatorja Bora Zemani i ka dhënë fund lidhjes së saj disa vjeçare me Vin Velin.

Ajo ka zbuluar se si po e menaxhon jetën si një nënë e vetme në emisionin "Mos i fol shoferit" nga Rudina Dembacaj. Ndër të tjera, Bora tregoi se pushimet e këtij viti i kaloi me prindërit e saj, djalin e vogël Arbor dhe vëllain.

"Arbori, gjithë paraditen është në kopësht kështu që mundohem që të gjithë punët e mia ti kem mbaruar deri në drekë. Më pas, pasditen e kam me Arborin. Problemin e kam patur tek fundjavat dhe prapë nuk mu ndanë sepse do jem të dielën në punë", tha moderatorja duke shtuar se në fundjavë, djali rri me babain e tij ose me prindërit e Borës.

EMISIONET