"The New York Times" dhe ‘New Yorker’ fituan çmimin ‘Pulitzer’ për raportimin e skandaleve seksuale të Harvey Weinstein, shkruan BBC.

Raportet ulën poshtë manjatin e filmit Harvey Ëeinstein, i akuzuar për sjellje të keqe dhe përdhunim seksual.

Hetimet nxitën lëvizjen ‘MeToo’, për kundërshtim të ngacmimeve seksuale në shumë industri

Bordi i Pulitzer Prize gjithashtu dha çmime në kategori të tjera letrare dhe artistike

Washington Post fitoi çmimin e raportimit hetimor për sjelljet seksuale të kandidatit të senatit Roy Moore

The Times dhe The Washington Post ndanë çmimin për mbulimin e ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhjet e 2016

Administratorja e çmimeve Pulitzer, Dana Canedy tha se "The New York Times' team, drejtuar nga Jodi Kantor dhe Megan Twohey, prodhuan një "gazetari shpërthyese që pati impakt, duke ekspozuar grabitqarët seksualë të pasur dhe të pushtetshëm."

Çmimet Pulitzers janë krijuar që në vitin 1917.

Më shumë se 2.400 hyrje janë paraqitur për çmime në kategori duke filluar nga shërbimi publik dhe gazetaria, karikaturë dhe fotografi.

/Ora News.tv/