Ndalohet biznesmeni i ndërtimit në Tiranë

Ndalohet biznesmeni i ndërtimit në Tiranë

Nëntë persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë vendosur në pranga nga policia përgjatë 24 orëve të fundit.

Aksionet janë zhvilluar në disa qytete si Tiranë, Lezhë, Elbasan, Mallakastër, Tepelenë dhe Gjirokastër.

Ndalohet biznesmeni - Në kryeqytet, policia me kërkesë të prokurorisë ka ndaluar një ndërtues me inciale D. Ll., si edhe dy persona të akuzuar për flasifikim dokumentash.

Sipas burimeve të gazetarëve të RTV Ora, bëhet fjalë për falsifikim të dokumenteve për një sipërfaqe rreth 25 mije metra katrorë tokë në zonën e Laprakës.

Dyshohet se ata kanë falsifikuar një dokument të kthimit të pronave dhe kanë përfituar këtë sipërfaqe toke.

Arrestime të tjera - Në Elbasan policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin më një të vdekur dhe 2 të plagosur ditën e premte në aksin Peqin-Rrogozhinë.

27 vjeçari me iniciale F.H akuzohet  për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

Në Lezhë, policia ka ndaluar një 23-vjeçar, në  një nga dhomat e banesës që ishte futur për të vjedhur.

Dy të rinjë kanë përfunduar në pranga në Mallakastër pasi dyshohen se kanë vjedhur elektromotorrët në puset e naftës në fshatin Hekal.

Policia në Tepelenë ka goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Një 26 vjeçar banues në Sarandë është arrestuar në flagrancë ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë, Kryeplaku i fshatit Vasjar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë në Gjirokastër është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.


EMISIONET