Ndalohet përdorimi i mërkurit

Ndalohet përdorimi i mërkurit

Mërkuri nuk do të lejohet më të përdoret në stomatologji, por edhe në industri. Vendimi vjen pas konstatimeve të bëra në vendet e huaja për përmbajtje toksike dhe pritet të hyjë në fuqi në vendin tonë në vitin 2021.

Mërkuri ose i njohur ndryshe si mbushja e dhëmbëve në ngjyrë argjendi, nuk do të lejohet më të përdoret në klinikat dentare, pasi konsiderohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Sipas specialistes së ASHR, Evis Xhaja, dëmet nga përdorimi i tij nisin që nga sistemi nervor.

Evis Xhaja: Mërkuri ka vetinë që depozitohet në organizëm dhe nuk jep shenja të menjëhershme helmimi, të intoksikimit të tij. Ato shenja jepen pas shumë vitesh. Avujt e mërkurit mund të çlirohen dhe të japin efektin helmues.

Ky vendim vjen si pasojë e Konventës së Minamatës së cilës i janë bashkuar shumë vende të Europës dhe jo vetëm, pas disa hulumtimeve të bëra për lëndët toksike që përmban mërkuri.  

Specialistja Xhaja thotë se në Shqipëri qëllimi është që të bëhet eleminimi gradual i tij.

Evis Xhaja: Përdorimi në formë mërkuri bulb që i themi, edhe ky do të hiqet nga përdorimi nga dentistët. Do të bëhet vetëm me anë të kapsulave dentare.

Për vetë dentistët ky vendim duhet të ishte marrë edhe më parë.

Ledi Zhilla: Nuk besoj që do të ketyë ndonjë ndikim sepse një pjesë shumë e madhe e kanë eleminuar vetë sepse edhe për pjesën e punës tonë momentin që ti vendos abalgam jep një ndryshim diskolorik të dhëmbit.

Por, fushat ku do të kufizohet përdorimi i mërkurit do të jenë edhe ato të industrisë, pasi dëmet prej tij sillen edhe në mjedis.

Projektvendimi për ndalimin e tij është duke u hartuar nga Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe pritet të hyjë në fuqi në vitin 2021.




EMISIONET