Ndalohet në Kosovë bashkëpunëtori X

Ndalohet në Kosovë bashkëpunëtori X

Policia e Kosovës ndalon Albert Veliun, të njohur si bashkëpunëtori X në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike. 

Nga biseda e bërë publike midis dy personave, njëri i cilësuar si “Bashkëpunëtori X” dhe një personi tjetër i supozuar si shtetasi Agron Xhafaj (vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj) është treguar se bashkëpunëtori është ndihmuar nga shtetasi Agron Xhafaj për të siguruar një sasi kanabisi për ta trafikuar.

Nuk ka ende informacion lidhur me motivin e ndalimit të tij së bashku me djalin këtë të hënë (28 maj) në Shtimë të Kosovës.

Burimet kanë bërë të ditur se ndaj tij nuk është lëshuar një urdhërarrest prej autoriteteve shqiptare por se forcat policore të Kosovë duke parë ndjeshmërinë e ngjarjes në Tiranë komunikuan me prokurorinë shqiptare nëse duan të mbajnë në ndalim apo ta linin të lirë. 

Pas përgjigjes se dëshmitari është i rëndësishëm në çështjen e hapur për kallzim të rremë apo trafik të lëndëve narkotike, ku në hetim është dhe vëllai i ministrit të Brendshëm është vendosur që bashkëpunëtori X të kthehet në Shqipëri.

Veliu u ndalua pas dëshmisë së dhënë  dhe shoqërimi i tij është bërë pas verifikimit të dokumenteve në zonën e Shtimës në Kosovë.

Kjo është hera e dytë që Veliu është ndaluar nga momenti i publikimit të audiopërgjimit nga PD. 

Dy procedime penale

Në Shqipëri më 17 maj 2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni  283/a i Kodit Penal.

Ndërsa më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305  i Kodit Penal.

Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Se janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Po kështu është dërguar në Itali për ekspertim materiali i videopërgjimit.

Pas publikimit të auidopërgjimit Agron Xhafaj iu vetëdorëzua autoriteteve italiane  për të kryer dënimin e marrë  nga drejtësia e këtij vendi. PD e quajti këtë veprim si qëllim për të mbyllur hetimet në Shqipëri. 




EMISIONET