Ndalohen 9 aktivistë të "Republikës së Çamërisë”

Ndalohen 9 aktivistë të "Republikës së

Nëntë persona, aktivistë të të ashtuquajturës "Republika e Çamërisë”, janë ndaluar nga policia, ndërsa do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

Ata akuzohen për veprat penale të “krijim i partive dhe shoqatave antikushtetuese” dhe “shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”.

Ndër 9 shtetasit është arrestuar njeri prej tyre, kosovari Ilir Berisha, 49-vjeç. Ai rezulton person i shpallur në kërkim për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ilir Berisha është ndaluar tek vendi i quajtur “Agjencia” në Sarandë ku ndodhej në një zyrë të kësaj organizate.

Policia ka zbuluar se tek kjo zyrë vidhej energjia elektrike.

Disa prej te ndaluarve janë kapur në një automjet, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë ndaluar pa vajtur ne fshatin Verve të Sarandës, në kufi me Greqinë, ku do të zhvillonin një manifestim.

EMISIONET