Shtatori shënoi një tjetër rekord për mungesën e reshjeve në verilindje të vendit dhe kjo është reflektuar menjëherë në rënien e nivelit në liqenin e Fierzës.

Në rajonin e Kukësit nuk ka rënë shi asnjë herë të vetme.

Mungesa e reshjeve ka ndikuar edhe në reniën e prurjeve të lumejve që furnizojnë liqenin, ku tashmë kanë dalë të zbuluara skarpatat dhe këmbët e dy urave.

Kuota aktuale e ujit është 278 m, nga 296 që është ajo maksimale.

Mungesa e reshjeve për momentin është reflektuar në prodhimin e energjisë. Burimet thonë se në Hecin e Fierzës aktualisht prodhohet me kapacitet të plotë, por gjatë muajit shtator është ndërprerë eksporti i energjisë elektrike.

Gjatë pjesës së parë të vitit, eksporti i energjisë, arriti në maksimumin të 8 viteve të fundit.

Në muajt e parë të 2018, sipas KESH prodhimi ditor i energjisë ishte 28.8milion këh duke tejkaluar rekordin ekzistues të prodhimit ditor më të lartë të realizuar në 30 Dhjetor 2010 në sasinë 27,7 milion këh.

Ky sektor ka mbajtur edhe peshën kryesore në rritje e ekonomisë për dy tremujore radhazi, duke tejkaluar niveli 4 %

Niveli aktual ëstë 36 metra larg pikës së vdekjes sic cilësohet kuota 242!

Në këtë pikë, liqeni mban 1.2 miliard metër kub ujë, e cila nuk shfrytëzohet për prodhim energjie.

/Ora News.tv/