Ndaj protestuesve po hidhet gaz paraluftarak, mësoni gjithçka nuk keni ditur rreth rrezikut të tij

Ndaj protestuesve po hidhet gaz paraluftarak, mësoni gjithçka nuk

Emisioni "360 Gradë" në Rtv Ora News u ndal gjatë mbrëmjen e së enjtes tek përdorimi i gazit ndaj qytetarëve në protestat e fundit të organizuara nga opozita.

Paneli i të ftuarve me Bejdo Malon në cilësinë edhe të ish-ushtarakut, ambjentalistin Sazan Guri shpjeguan se  gazi i përdorur nga Garda nuk është gazlotsjellës por gaz paraluftarak.

Në studio ndërhyri edhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Xhemal Gjunkshi ku përmes një mesazhi  që dërgoi në telefonin e Malos shpjegonte se një gaz i tillë përdoret në raste grabitjesh apo pengmarrjesh, ku forcat e ndërhyrjes së shpejtë duan të neutralizojnë grabitësit, pengmarrësit apo edhe terroristët përpara se të bëjnë arrestimin e tyre.

Ndërkohë Sazan Guri tha se efekti negativ i këtij gazi te njeriu është shumë i madh dhe depërton deri stomak, duke dëmtuar organet.

Më poshtë diskutimi në studio

Zheji: Do godasë prapë Lleshaj me gaz?

Malo: Ka blerë 12 mln euro kamera me rezolucion 16 mijë megapiks, i kanë vënë natën në parlament.I kanë bërë pa tender, me prokurorim të drejtëpërdrejtë.

Guri: Nuk është gazlotsjellës, është gaz paralufte.

Malo: Nuk është gaz lotsjellës. Për gazin lotsjellës merret një letër e lagur, ose një leckë dhe vihet në sy.Ndërsa ky të bën mushkërinë të shpojë si murriza, deri te stomaku. Gjithashtu ky ka rrezen e përhapjes 1.7-2 km nga vendi që hidhet dhe gjithë pensionistët e Tiranës që rrinë nëpër ballkone i ke nëpër farmacitë e Tiranës duke marrë ilaçe.Nesër janë 1200 policë që janë me skafandra për ata njerëz që do të protestojnë.

Zheji: Pse, sa ka pasur në protestën tjetër?

Malo: 800-1000. Janë shtuar dhe 200. Veç kësaj, nuk u kanë dhënë dhe leje për të protestuar.Opozita nuk ka leje për të protestuar.Ministria e Brendshme ka bërë njoftim në të gjithë mediat se opozita nuk duhet të protestojë.

Zheji demostron në studio granata tymuese.

Malo: Të dyja me gaz të keq janë. Bëjnë efekt në të gjithë rrugët e frymëmarrjes.Kjo lloj lëndë helmuese luftarake që nuk është e cilësisë së lartë, nuk është zaharinë, është përdorur nga Stalini në Stalingrad për të krijuar një perde të madhe tymi kundër gjermanëve.

Zheji: Kjo hidhet me pushkë, kurse kjo është si bombë?

Malo: Është blerë një armatim i ri që hedh këto.Granathedhës quhen në gjuhën ushtarake.Është si shotgan por granathedhës. Nuk është e kalibrit 9 mm por 25 mm.

Zheji: Lejohet që të godasësh direkt?

Malo: Jo, nuk lejohet kurrë.Kjo lloj granate me gaz dhe me lëndë helmuese luftarake është e ndaluar në mënyrë kategorike të hidhet drejtëpërdrejtë ku ka turma. Duhet të hidhet në një distancë tjetër.

Zheji: Ky zoti Lleshaj, Gjeneral…

Malo: Po është gazi në magazina, skadojnë ato po i lanë dhe një vit.

Zheji: Një njeri që bëhet Gjeneral ka një betim, serizitet.Mund të autorizojë po të ketë vetëdije për këto dëme kaq të mëdha?

Guri: Ai është në rregull me profesionin, atë lloj beteje di.

Zheji: E ka me armikun, jo me popullin. Populli nuk është armiku i tij.

Guri: Kështu është mësuar, populli në këtë rast për të është armiku.

Zheji: Unë nuk e besoj. Nesër protesta është paradite, do ta hedhin gazin ata.

Malo: Do ta hedhin. Po deshe me Sazanin rrimë në distancë aty ku rri Lefter Maliqi. Granathedhëset janë armë të reja që janë blerë këto ditë.

Zheji: Shikoni  pamjet nga protesta e kaluar, ja si shtie me këtë jeshilen.

Malo: Është e ndaluar kategorikisht.Çdo lloj fisheku i lyer me ngjyrën jeshile është i dëmshmëm dhe i rrezikshëm për trupin njerëzor.Nga ngjyra, elementët e tjerë përbërës përcaktohet dhe rreziku i saj.Në protestën para Kryeministrisë ishin mbi 10 gardistë që me armë të tilla që në mes të ditës gjuanin nga lart-poshtë mbi njerëzit, e njëjta gjë do të ndodhë dhe nesër sepse kanë marrë masa, kanë rregulluar shkallët që të hipin mbi taracën e parlamentit dhe të gjuajnë.

Zheji: A jemi në limitet e një denoncimi ligjor për këtë veprim të policisë?

Malo: Jam shumë i sigurt, kam pasur ish-shefin e shtabit Xhemal Gjunkshi në studio dhe ai e ka argumentuar edhe me përbërje kimike.

Zheji: Pse nuk i drejtohesh gjykatës, prokurorisë që të bllokohet kjo gjë?

Guri: Avokati i Popuillit fliste për një armë lotsjellëse, por nuk kemi të bëjmë me atë por një armë që përdoret jashtë kontekstit  paraushtarak por jo dhe tamam për luftë.Është një armë e ndërmjetme që kalon përmasat dhe dimensionet e përdorimit në protesta. Nuk është thjesht një lotsjellës por një armë që ka një dozë helmi që shkon deri në ulçër të stomakut.

Malo: Çdo gjë që dëmton organet e frymëmarrjes quhet lëndë helmuese luftarake. Më shkruan Xhemal Gjunkshi dhe më thotë: Kjo që sapo më dërgove është granatë që përdoret kur do të mësysh brenda një objekti që ka persona të rrezikshëm të cilët do ti bësh të paaftë për disa sekonda.

Zheji: Kjo granatë përdoret nëse disa grabitës kanë hyrë në një bankë, kanë marrë peng personelin e bankës. Ti merr përsipër të bësh ndërhyrje, hedh këto, i paralizon dhe bën arrestimet.

Malo: Pasi hedh këtë granatë ndodh shpërthim i fortë që shoqërohet me dritë të fortë. Zhurma e madhe dhe drita e fuqishme e bëjnë një person të paaftë për disa sekonda.Kjo u jep kohë forcave të ndërhyrjes së shpejtë të bëjnë më pas neutralizimin e tyre. Përdoren në mision luftimi dhe jo në mision kundër protestuesve. Këto municione sipas Konventave Europiane nuk janë përdorur as në Afganistan.

EMISIONET