Reperi i famshëm Craig Mack ka humbur jetën në moshën 46 vjeçare.

Raportohet se ylli i hip-hopit ka pësuar atak në zemër mbrëmjen e së hënës.

Mack fitoi famë në vitin 1994 me këngën 'Flava In Ya Ear' dhe ishte këngëtari i parë që publikoi një album në Diddy's Bad Boy Records.

Pasi prishi marrëveshjen me Diddy, ai publikoi një album të dytë Operation: Get Down, por përfundimisht hoqi dorë nga muzika dhe ia kushtoi jetën fesë.

Yjet e tjerë të hip-hop shprehën ngushëllimet për humbjen e kolegut të tyre.

Sipas New York Daily News, Mack vdiq nga një atak në zemër në një spital pranë shtëpisë së tij në Karolinën e Jugut.

/Ora News.tv/