Shkencëtari dhe fizikanti më i njohur i kohës Stephen Haëking ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Ai vdiq në orët e para të mëngjesit të sotëm, në mënyrë natyrale në shtëpinë e tij në Cambridge, shkruan BBC.

Lajmin për vdekjen e Howkings e dhanë fëmijët e tij , Lucy, Robert dhe Tim, të cilët në një deklaratë për mediat thanë: “Ne jemi të pikëlluar që babai ynë i dashur vdiq sot. Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vite. Ai dikur tha: ‘Nuk do të ishte një univers nëse ai nuk ishte shtëpia e njerëzve që duam. Ne do të na mungojë shumë.”

Stephen Hawking lindi  më 8 janar të vitit 1942 në Oksford, të Britanisë së Madhe.

Që prej vitit 1963 ai u diagnostifikua me një një sëmundje të quajtur Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), që e la atë në një karrige me rrota. Por kjo se ka penguar atë të vazhdojë pasionin e tij për shkencën.

Me përkeqësimin e gjendjes së tij, Hawking iu desh të përdorte një sintetizues zëri për të folur me të tjerët. Hawking surprizoi doktorët, teksa ia doli të bashkëjetonte me këtë çrregullim për mëse 50 vite, kundrejt statistikave të frikshme se vetëm 5% e personave të diagnostikuar me ALS mbijetojnë 10 vite ose më gjatë.

Përpjekjet e tij për ta bërë shkencën të kuptueshme për publikun, e kthyen shkencëtarin Stephen Hawking në një ikonë të kulturës moderne, me pjesëmarrjen e tij në shumë shfaqje të famshme televizive, si Star Trek: The Next Generation apo The Simpsons dhe Futurama.

/Ora News.tv/