Humori shqiptar në zi! Ndahet nga jeta një nga parodistët e Vlorës

Humori shqiptar sot ndodhet në zi, pasi është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare Muhamet Liko, njëri nga parodistët e Vlorës.

Mësohet se aktori i njohur i humorit ka ndërruar jetë në Itali, për shkak të atakut kardiak. Prej disa kohësh ai vuante nga një sëmundje e zemrës.

Muhamet Lika ishte martuar me Zhanetë Likën, ishte babai i 2 fëmijëve dhe gjyshi i 3 nipërve dhe mbesave.

Shfaqja e tij e fundit ne Teatrin e Vlorës ka qenë “koktejl në piano bar” e ardhur në skenën vlonjate me 13 prill.

Që prej asaj kohe mësohet të ketë shkuar në Itali. Për tu mbajtur në mbikqyrje për problemet që ka pas me zemrën.

Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin "Mjeshtër i madh". Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.

Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Ngushëllimet familjes së humoristit shqiptar ia shprehu edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Meta shkruan se mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Postimi i Metës: 

Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.

Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.

I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!

EMISIONET