NATO ndërton bazën ushtarake pranë kufirit rus, Moska ngre alarmin

NATO ndërton bazën ushtarake pranë kufirit rus, Moska ngre

Në qytetin lituanez të Kazlu Ruda, ndërtimi i poligonit të parë të standardizuar të forcës ajrore të NATO-s në rajonin e Balltikut po përfundon, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë lituaneze të Mbrojtjes.

Poligoni do të vendoset rreth 60 kilometra nga kufiri me Rusinë dhe ka mision të qartë "të kontribuojë në politikën e NATO-s për të penguar Rusinë". Në të, avionët ushtarakë do të jenë në gjendje të ushtrojnë sulme ndaj objektivave të tokës. Përveç kësaj, struktura do të përdoret për trajnimin e pilotëve ushtarakë.

Ndërtimi i poligonit filloi në 2017 dhe fundi i saj është planifikuar për tremujorin e fundit të këtij viti. Projekti është duke u zhvilluar me ndihmën e njësisë inxhinierike të Forcave Ajrore të SHBA-së. Financimi i ndërtimit vjen nga Iniciativa Evropiane e Garancive të Sigurisë (ERI).

Kjo bazë vjen ndërkohë që NATO vë Rusinë në vendin e parë midis "kërcënimeve ndaj sigurisë transatlantike".

Vitet e fundit, Moska ka tërhequr në mënyrë të përsëritur vëmendjen dhe paralajmërimin kundër veprimtarisë së paparë ushtarake të NATO-s pranë kufijve perëndimorë të Rusisë, si në shtetet baltike. NATO vazhdon të zgjerojë iniciativat e saj drejt lindjes nën pretekstin zyrtar të "shmangies së agresionit rus".

Moska ka shprehur më shumë se një herë shqetësimin e saj mbi rritjen e forcave të SHBA-NATO në Evropë. Zëdhënësi i Presidentit rus Putin, Dmitri Peskov, kohët e fundit deklaroi se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd, por nuk do të injorojë veprimet potencialisht të rrezikshme për interesat e saj jetike.

Ekspertët rusë thonë se kjo strukturë do të ketë jo vetëm rëndësi ushtarake, por edhe ekonomike. Analisti i Sputnik Nikita Danjuk thotë se vendet baltike kanë vështirësi ekonomike dhe janë të interesuara për bashkëpunim të ndërsjellë me vendet e NATO-s.

Gjithnjë sipas ekspertëve rusë cituar nga Sputnik, vendosja e bazës ushtarake nuk do të forcojë mbrojtjen e Lituanisë. Danyk beson se në rast të një konflikti të vërtetë, vendet baltike nuk do të kishin asnjë shans kundër Rusisë.

Ekspertët rusë gjithashtu paralajmërojnë se rritja e trajnimit të ri ushtarak në një distancë të vogël nga kufiri rus është në shkelje të Marrëveshjes për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë, nënshkruar më 19 nëntor 1990 në Paris.

Marrëveshja u nënshkrua nga 16 vende të NATO-s dhe gjashtë vende të Organizatës së bllokut të Varshavës, dhe ajo krijoi ekuilibrin e forcave konvencionale të armatosura të shteteve anëtare.

EMISIONET