NASA zgjedh nëntë kompani për misionet në hënë

NASA zgjedh nëntë kompani për misionet në hënë

Agjencia amerikane e hapësirës NASA zgjodhi nëntë kompani që do të konkurrojnë për të ndërtuar një anije kozmike, e cila do të dërgojë furnizime në Hënë dhe do të kryejë misione kërkimore atje.

NASA planifikon që së shpejti të dërgojë edhe njerëz në Hënë, për herë të parë që nga misioni Apollo, më 1972.

E vetmja kompani e njohur që u zgjodh, është gjiganti i hapësirës ajrore, Lockheed Martin, që ka një histori të gjatë të punës me NASA-n.

NASA gradualisht po i privatizon misionet e saj hapësinore.

Kompanitë private për vite me radhë dërgojnë furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërsa SpaceX dhe Boeing po punojnë në një anije kozmike që do të dërgojë astronautë në Hënë në vitin 2019.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, tha se qasja i lejon asgjencisë të ulë shpenzimet.

EMISIONET