Nard Ndoka: Dy ministra nga Kosova, luks i tepërt. E Arsimit nuk di gjuhën letrare

Nard Ndoka: Dy ministra nga Kosova, luks i tepërt. E Arsimit nuk di

Ndërsa kryeministri Rama e ka shitur si një nga arritjet e qeverisë së tij  emërimin e dy Ministrave nga Kosova, Besa Shahinin për arsimin dhe Gent Cakajn për politikën e jashtme.

Por ndryshe mendon Nard Ndoka i PDK-së. I ftuar në "Late Night Show" ai thotë se dy Ministra nga Kosova është luks i madh për Shqipërinë.

Ai tërheq vëmendjen se Ministrja e Arsimit ende nuk ka mësuar gjuhën letrare shqipe.

Nard Ndoka: Kjo Ministrja e Arsimit akoma nuk ka mësuar gjuhën letrare shqipe, nuk e kuptojnë nxënësit se çfarë flet Ministrja. 

Kastro Zizo: Jeni për Bashkim Kombëtar?

Nard Ndoka: Jam por është tranzicion edhe pjesa e gjuhës. Ajo nuk e ka mësuar ende gjuhën standarde shqiptare. Kjo na mundon dhe ne. Do ta pranoja që zv.Ministri i Arsimit të jetë nga Kosova, do ta pranoja edhe zv.Ministrin e Jashtëm nga Kosova, por dy ministra nga Kosova është luks i tepërt për Shqipërinë.

EMISIONET