Pas zërave për Edinson Cavanin e Paris Saint Germait, tani ka thashetheme për një tjetër lojtar në klubin e Napolit.

Sipas Daily Star, është sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Për francezin Napoli në ditët në vazhdim pritet të bëjë ofertë në vlerë 45 milionë euro.

Me ardhjen e Carlo Ancelottit klubi i Napolit është një nga më të përmendurit në tregun e transferimeve. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka shprehur gatishmëri të plotësojë dëshirat e teknikut italian, në mënyrë që napolitanët të jenë sa më konkurrues në sezonin e ri.

Në sezonin e fundit me Los Blancos ylli 30-vjeçar ka shënuar 12 gola në 47 paraqitje në të gjitha garat.


/Ora News.tv/