Napoli bën "blic", rrëmben objektivin e madh të Interit

Napoli bën "blic", rrëmben objektivin e madh të Interit

Do të jetë sulmuesi i Bolognas, Simone Verdi goditja e parë e Napolit. Sipas mediave italiane, skuadra e Carlo Ancellotit ka gjetur akordin me sulmuesin dhe pritet që ditën e nesërme të zyrtarizohet gjithçka. Verdi ka përfunduar vizitat e para mjekësore tek Napoli, dhe nesër pritet të hedh të zezën mbi të bardhë.

Këtë pasdite Verdi mbërriti në klinikën "Villa Stuart" në Romë për të përfunduar pjesën e parë të mjekësisë së tij dhe tani ka udhëtuar për në Istituto di Medicina dello Sport me agjentin e tij Donato Orgnoni për të dytin.

Pas kësaj, sulmuesi do të udhëtojë për t'u takuar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis për të nënshkruar kontratën. Kartoni i Verdit do t'i kushtoj arkave të klubit napoletan plot 25 milionë euro.

Për shërbimet e Verdi kishte shfaqur interes dhe Roma e Inter, por Napoli duket se është treguar cinik në këtë pistë, duke "rrembyer" firmën e sulmuesit dhe duke "djegur" kështu konkurencën.

EMISIONET