Naomi Campbell në lidhje me këngëtarin 23 vite më të ri, Liam Payne

Supermodelja Naomi Campbell dhe këngëtari Liam Payne kanë ndezur thashethemet se janë në një romancë.

Mediat kanë aluduar për një lidhje mes tyre, për shkak të komenteve që Naomi dhe Liam kanë lënë në fotot e njëri-tjetrit.

Këngëtari dhe modelja 23 vite më e madhe flirtuan shumë publikisht në Instagram.

48-vjeçarja publikoi një selfie dhe Liam shfrytëzoi momentin për ta komplimentuar: "Përsosmëria në një person... Mos më shiko me ato sy”, duke e shoqëruar me një emoji puthjeje.

Por edhe Naomi ka komentuar në foton e 25-vjeçarit. Këngëtari publikoi një foto duke parë veten në pasqëyrë dhe ikona e modës komentoi: “Shpirti i bukur”, shoqëruar me emoji zemre. Por ata nuk kanë komentuar ende thashethemet që qarkullojnë në mediat rozë.

EMISIONET