"Naltësimi i Iskanderit"  është një përralle e dashurisë, luftës dhe patriotizmit në të cilën një hero është portretizuar si Zot.  

Kjo vepër e politikanit,  shkrimtarit dhe eseistit Benjamin Disraeli, është pikësëpari një vepër letrare.

Natyra e saj është  tejet romantike dhe nuk kishte  si të ishte ndryshe, pasi në atë periudhë Europa ishte në kulmin e  lulëzimit të romantizmit si rrymë letrare.

U dashurua me figurën e Skënderbeut në udhëtimin e tij në Mesdhe dhe shfrytëzoi literaturën e Barletit për ta njohur akoma më tej këtë hero legjendar.

Përkthyesi Mal Berisha e sjell përkthimin këtë vit që përkon me 550-vjetorin e lindjes së Heroit tonë Kombëtar.

Dhe padyshim e vendos këtë vepër në linjën e veprave kushtuar Heroit Kombëtar, siç shkroi Barleti, Noli dhe Naim Frashëri.

Emrin e heroit, autori e përdor për ti treguar Anglisë vlerat me të mëdha njerëzore dhe naltësimin e tij moral.

Në këtë vepër ndërthuret elementi historik me trillin artistik, duke dalë nga linjat klasike të shkrimit të një vepre kushtuar një figure historike.

"Naltësimi i Iskanderit" sjell një panoramë ndryshe të Heroit Kombëtar në kqëndvështrimin  dhe shkrimin e  një burri shteti si Benjamin Disraeli.

/Ora News.tv/