Naftëtarët e Ballshit refuzojnë të regjistrohen si të papunë: Duam statusin

Naftëtarët e Ballshit refuzojnë të regjistrohen si të

Naftëtarët e Ballshit iu rikthyen protestave për 14 pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës në rafineri. Të mbledhur para prefekturës Fier, ata thanë se qeveria nuk mbajti premtimet pas videokonferencës me Kryeministrin. Punonjësit e arit të zi refuzojnë të regjistrohen si të papunë, ndërsa kërkojnë miratimin e statusit.

Naftëtarët e Uzinës së Ballshit u rikthyen në protestë para Prefekturës së Fierit për pagat e prapambetura dhe rinisjen e punës.

Përfaqësuesit folën në emër të 1200 punonjësve për të shprehur zhgënjimin me premtimet sipas tyre të pambajtura pas videokonferencës me kryeministrin Edi Rama.

Naftëtari: Ne kërkojmë 80% të 330 mijëshes, të marrim 260 mijë lekë në muaj. Kryeministri bëri videkonferencë, na gënjeu, na mashtroi, jemi pa bukë. Iku shkurti, si do të vejë puna jonë, korenti nuk paguhet, uji nuk paguhet. Jemi në ajër. Prefekti na premtoi se do të na ndihmojë, për 10 ditë do tu jap përgjigje, as nuk del, na gënjeu, na mashtroi. Jemi të detyruar të rrimë këtu se vimë për bukën e gojës. Nuk e di si do të vejë puna jonë, jemi 1200 punëtorë. I lutem kryeministrit dhe prefektit, çfarë do të bëhet me ne?

 Asistenca si të papunë është oferta e papranueshme për naftëtarët të cilët kërkojnë zgjidhje me status të posaçëm.

Naftëtari: Premtime boshe. Ne nuk kemi fituar asgjë, as pagën e dhjetorit, as të janarit, as vazhdimësinë e punës, as statusin e naftëtarit, dhe më keq akoma as sigurimet shoqërore. Na kanë mashtruar, na kanë genjyer. Bëni letrat kot thonë, çojini në Tiranë, hajdeni lart, hajdeni poshtë. Ne nuk dimë se çfarë statusi kemi sot. Jemi të papunë se na regjistrojnë të papunë. Zoti prefekt na ka gënjyer në të gjitha mbledhjet që kemi bërë. Duam të na ktheje përgjigje sot.

Gazetari: Jeni të gatshëm të regjistroheni si të papunë?

Naftëtari: Jo jo. Si të papunë ne, ne duam statusin e naftëtarit urgjent. Ne duam punë, sot vemi në punë po të na thojë. Duam punë.

Naftëtarët kërkuan përgjigje nga Prefekti i qarkut Fier dhe paralajmëruan sërish përshkallëzim të protestave.

Kriza në uzinat e ARMO-s u ndërpre rreth tre muaj më parë, pas tërheqjes së kompanisë IRTC që kishte me qira përpunimin e naftës shqiptare.


EMISIONET