Nafta po “shkatërron” makinat

Nafta po “shkatërron” makinat

Automjetet e shqiptarëve po dëmtohen çdo ditë nga karburanti pa cilësi. Edhe pse më e shtrenjta në rajon, po u krijon kosto shtesë qytetarëve edhe me dëmtimin e automjeteve.Nga kontrollet e kryera në dy muaj, problematik ka rezultuar një element një ndikon direkt në motor dhe në qarkullimin e automjeteve.Ndërsa mësohet se ISHTI ka bllokuar disa qindra tonë naftë e solar.

Nafta pa cilësi po shkatërron automjetet e shqiptarëve.Nga kontrollet e rezalizuara në kuadër të aksionit anti-informalitet ka rezultuar se ka disa elementë mbi normat e lejuara me ligj.

Sipas drejtorit të Inspektimit të Gazit dhe Karburanteve në ISHTI ka rezultuar se nafta shkakton dëm në motor dhe në qarkullimin e makinave.

Ahmet Shehu: Te automjetet krijon probleme sepse dy treguesit kryesorë, numri i cetanit dhe indeksi i cetanit, të cilët lidhen me momentin e ndezjes dhe me fuqinë  e automjetit patjetër që do të kishte probleme në lëvizjen e automjeteve.

Që prej nisjes së aksionit në vend janë konstatuar 12 subjekte me shkelje, ndërsa janë bllokuar disa qindra ton naftë e solar jashtë standarteve.

Ahmet Shehu: 550 ton gazoil në rezervuar ka rezultuar me shmangie. Gjithësej sasia e bllokuar e gjetur me shmangie të treguesve cilësorë është në sasi 64 942 litra solarë që është bllokuar. Vazhdojnë procedurat në zinxhirin e kontrollit të gjithë subjekteve furnitore.

Sipas ekspertëve shqetësim në Shqipëri është fakti  që prodhimi vendas i naftës përzihet me  naftën dhe benzinën që tregtohet në pikat e karburanteve të vendit.

Prishja e cilësisë vjen nga përzierja e naftës bruto me komponentë të tjerë, si mazut apo solar.

EMISIONET