“Nadar” vjen në muzeun Marubi

“Nadar” vjen në muzeun Marubi

Janë imazhe përfaqësuese të një kohe të ndryshimeve të mëdha.

Fotot tregojnë personalitete të artit e kulturës franceze të fundviteve 1900 dhe fillimit të shekullit të XX.

Është punë e mjeshtrave të mëdhej të fotografisë Nadar që në Shkodër u prezantuan mes rregullave dhe tekave.

74 imazhe mbi jetën e spektaklit parizien.

Michel Poivert: "Ju do të zbuloni botën e spetaklit parizien si Polnadar ishte i dashuruar me një aktor gjë që si pëlqente të atit, në fakt është fotografi i parë që doli nga studioja e tij dhe shkoi drejt botës së artit, është një ekspozitë estetike dhe historike por mbi të gjitha është një ekspozitë me arkiva që duam të jua tregojmë dhe cilësinë arkivore që është bërë."

Veç Parisit e Shkodrës, si kryeqendra të kulturës, ekspozita tek Marubi bashkon edhe emrat që i bënë historinë e fotografisë së dy vendeve.

Mirela Kumbaro: "Atelia Nadar komunikon me studion Marubi falë artit dhe kulturës që kanë ecur bashkë paralelisht përtej ngjarjeve politike edhe përtej vendimarrësve ."

Luçjan Bedeni: "Po bëjmë një ëndërr realitet që po i sjellim në të njëtën kohë ekspozohen në Paris."

Ekspozita vjen si një bashkëpunim i dy muzeve, ministrive te Kulturës dhe Ambasadës së Francës në Tiranë dhe do të qëndrojë e hapur deri në shkurt 2019.

EMISIONET