Nadal e konfirmon: Nuk do marr pjesë në turneun aziatik

Nadal e konfirmon: Nuk do marr pjesë në turneun aziatik

Pasi konfirmoi pensionimin nga "US Open", Rafa Nadal ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ai nuk do të luajë në turneun e Pekinit dhe Shangait.

Një ndërprerje që do t'i lejojë atij për të marrë kohë e për t'u rikuperuar nga dëmtimi në gju.

"Më duhej të tërhiqesha nga ndeshja gjysmë-finale në US Open dhe të hënën e kaluar unë isha në Barcelonë për të parë gjendjen time në gjunjë "- shkroi Nadal në llogarinë e tij në "Twitter".

"Megjithëse shqetësimi në gjurin tim nuk është asgjë e re, unë kam vendosur së bashku me ekipin tim mjekësor dhe teknik që të mos marrë pjesë në turneun aziatik për të lejuar që gjunjët të rimarrin gjendjen optimale.  Është për të ardhur keq, por nuk do të jem në gjendje të jem me të gjithë tifozët e shumtë në Kinë dhe me organizatorët e turneve të Pekinit dhe Shangait që gjithmonë kanë qenë të mirë me mua dhe ekipin tim ".


EMISIONET