Nacionalistët serbë që janë kundër arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare me Kosovës, kërkojnë zhvillimin e një referendumi mbi çështjen, i quajtur "Iniciativa Popullore në Kosovë".

Ata që qëndrojnë pas kësaj nisme duan të bllokojnë çdo lëvizje drejt një marrëveshjeje të detyrueshme ligjërisht midis Serbisë.

"Është e nevojshme të ushtrohet presion social dhe të pengohet nënshkrimi i një të ashtuquajture 'marrëveshje ligjërisht detyruese', që do të thotë heqje dorë nga Kosova dhe Metohija", tha një nga përfaqësuesit e iniciativës Mlladen Obradoviç për BIRN.

Ai shtoi se ideja ishte ende në fazën e mbledhjes së mbështetjes, pas së cilës do të fillojë procesi i grumbullimit të nënshkrimeve.

Qëllimi, tha ai, është që të mblidhen 100,000 nënshkrime, pas së cilës iniciativa për një referendum do të depozitohet në parlament, e cila më pas do të jetë e obliguar të thërrasë një referendum.

Obradoviç është themeluesi i Obraz [Nderi] - një organizatë e ekstremit të djathtë e cila u ndalua në vitin 2012 me arsyetimin se ajo kishte për qëllim përmbysjen e dhunshme të rendit kushtetues dhe nxiti urrejtjen kombëtare, fetare dhe racore.

Megjithatë, Obradoviç pretendoi se "Stand up for Kosovo" ishte nisur nga individë, jo nga Obraz, dhe ishte "mbi të gjitha organizatat".

"Ne kemi mbështetjen e njerëzve me prejardhje të ndryshme politike, madje edhe njerëz apolitikë, të cilët dëshirojnë të mbrojnë [pretendimin e Serbisë ndaj Kosovës dhe Metohisë]," shtoi ai.

Presidenti Aleksandar Vuçiç ka deklaruar disa herë kohët e fundit se bashkësia ndërkombëtare kërkon një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas faqes së internetit të iniciativës, referendumi tashmë ka fituar mbështetjen e përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe, juristëve, kompozitorëve, profesorëve, veteranëve të luftës, gazetarëve dhe të tjerëve. "Por mbështetja po rritet çdo ditë," shtoi Obradoviç.

Sipas faqes së internetit, plani është të dorëzojë 100,000 nënshkrime deri më 28 qershor, një ditë kyçe në kalendarin serb.

/Ora News.tv/