"Para e presion për falje", familja e vajzës së përdhunuar nga fqinji: Po kërcënohemi!

"Para e presion për falje", familja e vajzës së

Pas publikimit të analizave të ADN-së që vërtuan se Ligor Biba, 55 vjeçari nga Velçani i Pogradecit është i ati i fëmijës së 15 vjeçares që e kishte akuzuar se e përdhunoi dhe e la shtatzanë, familja e të miturës thotë se po përballet me kërcënime. Ata thonë se po u bëhet presion dhe u është ofruar edhe para për të falur 55 vjeçarin që pret vendimin nga gjykata e Korçës për rastin.

"Ata ofrojnë lekë dhe ne nuk i duam ato lekë". 6 muaj pas zbulimit, historia e përdhunimit me pasojë shtatzanisë të 15 vjeçares nga fshati Velçan i Pogradecit nga fqinji 55 vjeçar vijon të prodhojë drama.

Fëmija i sjellë në jete nga e mitura është lënë në jetimore, ndërsa tensionet mes dy familjeve janë të larta në të pritje të përfundimit të procesit gjyqësor.

Nëna: Djali është në institucion jetimor, se donte çupa se nuk ka takat ta mbajë.

Analiza e ADN-së e pak ditëve më parë, vërtetoi se i akuzuari Ligor Biba është babai i fëmijës, por pas këtij zhvillimi, në familjen e vajzës thonë se po përballen me presione nga të afërmit e 55 vjeçarit.

Nëna: Më mirë të na kishte vrarë neve sesa ja futi kokën në dhe evladit.

Vajza tregon se është në ankth dhe ka frikë për jetën e saj, ndërsa është privuar dhe nga frekuentimi i shkollës.

Vajza: Ndihem e kërcënuar nga familjarët e tij, natë për natë këtu i ke.

Nëna e të miturës, thotë se i kanë ofruar para në këmbim të faljes, por ajo shprehet se do ti shkojë procesit deri në fund.

Nëna: Me presion jo, nuk e lirojmë. Kur të në thërrasin do të shkojmë dhe ne, nuk ja fal. Atje të rrijë. Nuk pyes unë as për kërcënime, nuk dua ta liroj fare.

Ora News tentoi të marrë një reagim edhe në familjen e të dyshuarit Ligor Biba, por këta të fundit nuk pranuan të komentojnë për zhvillimet e fundit në këtë histori të trishtë.

 Lexo edhe: 15 vjeçarja rrëfen përdhunimin: Nuk tregova se më vinte turp


EMISIONET