Estradat profesioniste për vite me radhë kanë mbajtur peshën e argëtimit të publikut shqiptar.

Por sot kur flitet për këto institucione thuhet 'Na ishin një herë estradat.

Ndaj me këtë tillull përshkrues të përmbajtjes Haxhi Rama si skenarist dhe regjisor ka krijuar një shfaqje që ngjitet ngjitet në skenën e teatrit Skampa në Elbasan.

Është një thirrje për të pasur kujdes, sidomos për estradat e qyteteve.

Haxhi Rama: "Pse të  jetë: Na ishte njëherë estrada? Pse të mos themi është estrada? Sepse është një nevojë e publikut."

Në skenë krahas aktorëve të rinj ngjitet edhe Muharrem Hoxha, një nga emrat e njohur të estradës.

Muharrem Hoxha: "Në mes ka edhe këngë, ka edhe valle, skeçe."

Por veç këtij apeli, në materialin letrar trajtohen dhe problemet sociale të shoqërisë, ato familjare dhe të jetës së përditshme, ndërsa spektakli plotësohet me këngë popullore e numra koreografikë

Shfaqja do të ngjitet për katër netë në skenën e Teatrit Skampa.

/Ora News.tv/