Myftaraj akuzon Gjuzin: Dole titushkë e policisë, ja si përgjigjet Gjuzi

Myftaraj akuzon Gjuzin: Dole titushkë e policisë, ja si

Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora u përplas me moderatorin e emisionit "Ju Flet Moska" Kastriot Myftaraj, i cili e quajti Gjuzin "titushkë" të Moskës.

Myftaraj: Titushkat ishin njerëz të paguar që dilnin midis popullit dhe policisë në Revolucionin anti rus në Ukrainë. Që ti saktësojmë për njerëzit, dolën edhe titushkat në Shqipëri.

Malo: Muk ishte vetëm Gjuzi me Policinë, ishin disa.

Myftaraj: Radio Moska e kam vënë si simbol i fjalës së rreme që u bë në kohën e komunizmit. Se këtu vazhdon flet Moska dhe na thuhet dhpesh vazhdon flet dhe Brukseli dhe Strasburgu, jo, jo flet Moska dhe ja si dolën titushkat. Titushkat i krijoi Putini. Kush u bë titushkë do ti mbete për jetë dhe ti mbetet për jetë turpi. 

Gjuzi: Duhet ta dish prejardhjen time. Sepse unë  e di shumë mirëq prejardhjen tënde.

Myftaraj: Unë shoh sjelljen.

Gjuzi: Mos më trego sjelljen mua sepse të tregoj ndonjë gjë tjetër unë pastaj.

Shikoni videon e plotë të debatit. 


EMISIONET