Murrizi sfidon Lleshaj: Nëse qeveria s'ka karremin në fyt nga PPP, të anulohet koncesioni i Rinasit

Deputeti, Myslim Murrizi, i kërkoi Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të mbajë përgjegjësitë që i takon për grabitjen e Rinasit.

I pakënaqur nga raportimi i Lleshaj, i cili ishte thirrur në interpelancë nga opozita, Murrizi i tha Ministrit se nuk mund të justifikohet me faktin se ngjarje të tilla ndodhin kudo apo fajin e ka koncesionari.

Murrizi i kërkoi Lleshaj që të sjellë në Kuvend ligjin për anulimin e kontratës me koncesionarin nëse qeveria pjesë e të cilës është nuk ka lakun në fyt nga PPP-të.

Është e pafalshme, tha Murrizi, që FNSH-së nuk i është hapur dera nga koncesionari kur ka ndërhyrë për grabitjen.

Kritik ishte edhe lidhur me punonjësit që menaxhohen ICTS, kur tha se 95% e tyre janë nga zona me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri.

Në fund një kërkesë kishte edhe për rionstruksionin e komisariatit të Rinasit, që sipas tij është një pisllëk me katër zyra.

Myslim Murrizi: Të kemi thirrur si Ministër i Brendshëm, si drejtues i institucionit që ka 13 mijë punonjës policie që paguhen nga taksapaguesit shqiptar për të siguruar rend, qetësi, për të luftuar krimin dhe parandaluar atë dhe për të bërë të mundur zbulimin e elementit kriminal kur ngjarja ndodh. Është detyrë e juaja që në çdo cep të Republikës së Shqipërisë ku ka ngjarje, aq më shumë në një institucion të rëndësisë së veçantë si aeroporti i Rinasit, ju mbani përgjegjësi në ushtrim të funksionit tuaj kushtetues si Ministër i Brendshëm.Isha dje në Komisariatin e Rinasit, ai komisariat ishte i vitit '75 ose '80. Një komisariat sa për të larë gojën se në Rinas ka një postë policie. Ai komisariat kishte 112 efektivë, 56 janë sportelistë që presin qytyetarët dhe 56 të tjerë të ndarë në tre turne ruajnë sigurinë nga jashtë aq sa u lejon koncesinari. E di mirë dhe pashë korrespondëencën e shefit të komisariatit që katër shkresa drejtuar TIA-s kishin marrë përgjigje ironike, fyese, tallëse, duke u thënë se çfarë ju duhet ju me këtë punë. I pashë dhe unë.


Sa mln euro u grabitën? -Prisja që ju të thonit se në çfazë është sot operacioni i gjithë strukturave ligjzbatuese nën varësinë tuaj për zbulimin e pjesës tjetër të grupit. Akoma shqiptarët nuk e dinë sesa para janë grabitur në Rinas. Edhe ju thatë miliona euro por nuk na thatë 5, 6, 7, 9, 10.Me thasë ma raportoi shefi i komisariatit mua, me thasë e raportuat dhe ju, por jo për Shqipërinë, por thatë për Brukselin.7 thasë me euro më thanë janë vjedhur me 9 prill. Të kujt banke ishin, bankat kanë emër se paratë janë të shqiptarëve. Shoqëroheshin nga Nazeri dhe Anakonda. Licencat e këtyre kompanive private që shoqërojnë paratë i jepni dhe kontrolloni ju Minsitër. Nëse këta shkojnë aty si fatorino treni dhe i hedhin paratë nëpër këmbët e atyre punonjësve të asaj kompanisë TIA dhe ikin jashtë protokollit pa u ngritur avioni në ajër, me rregullore e kanë që duhet të jenë aty se avioni mund të kthehet, ju i kontrolloni këto kompani.


Kush punon në aeroport?-Në Shqipëri që kur u shpik fjala koncesion për ta prishur me  mllef në mënyrë demagogjike sistemin e centralizuar komunist, u gjet një varian i mirë dhe i artë që kush ishte në qeveri të ngrohte xhepin duke lëshuar me koncesion çfarë kishte në dorë në atë moment që vinte në qeveri. Kështu u veprua me bankën duke ja dhënë turkut, telekomin turkut se ashtu duhej, firmosëm me koncesion në 2004 aeroportin.Themi nuk e anulojmë dot se bëhet qameti. Pse nuk e anulojmë dot? Kush e ka karremin në fyt që nuk e anulokan dot për një objekt të një strategjie kombëtgare dhe rëndësie të veçantë se ne një aeroport kemi, nuk kemi tre. Kështu bënë me kolaudimin e mjeteve, SGS. Në 2013 erdhën ca makina rrangalle që na u quajëtën si kompani angleze, që do merrte makinat me qira. Kanë ikur ata, avulluan, humbën. Nëse përgjegjësia është e këtyre që paskan qenë ulur këtu dhe këtu para 15 vjetësh në funksion të kësaj ngjarje keni të gjithë të drejtën që të sillni një projektligj këtu për të ndryshuar mënyrën sesi funksion ky objekt i një rëndësie të veçantë. Ju që merreni me atë që hedhin bojë dhe urinojnë nëpër lulishte, nuk keni kureshtje që rreth 780 punonjës që punojnë te kompania TIA, 95% e tyre janë të gjithë nga zona me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri. Nuk ju ka shtyrë kureshtja fare të merrni njëfarë evidence kush janë këta kontigjent që punojnë aty brenda, këta që ju heqin rripin e pantallonave fukarenjve kur vinë në gusht dhe dhjetor, refugjatëve, këta që ju zbresin fasulet në gusht dhe gjelin e detit për Vit të Ri, këta që ju vjedhin celularët.


Informatorë nga brenda aeroportit për grabitjen-Unë dyshoj që grabitja ka pasur kallauz aty nga brenda, ju a mund të na thoni nëse ka pasur aty informatorë apo jo? I gjithë procesi ka ndodhur për 2 minuta e 49 sekonda sipas raportimit të kamerave të regjistruara. Kush është kjo kompani te aeroporti që nuk i hap derën FNSH-së, ju nuk e thatë. FNSH ka qenë atje për të marrë disa persona të deportuar aty, jo me shërbim.Fati që ata kanë qëlluar aty. Momentin që janë lajmëruar janë nis dhe kompania nuk e ka hapur derën, pse nuk e arrestuat atë ju?Një kompani në mes të Tiranës tallet me shtetin. Nuk ju ngarkoj ju me përgjegjësi penale dhe ligjore, prokuroria ishalla do ta zbardhë atë ngjarje.


Kush ishin grabitësit-Doja të dija sot se aq para sa janë vjedhur atje, 11 apo 12 milion euro, janë brenda territorit të Shqipërisë apo kanë ikur? Ata që kanë hyrë në tunelin e ushtrisë janë këtu apo kanë ikur? Sa është numri ekzakt i tyre, kush është përbërja e këtij grupi, bandit dhe kriminal? Sa i sigurt jeni ju që nuk ka pjesë të këtij grupi nga greku, Mali i Zi apo Kosova? Fotoja e atij që mbante automatikun nuk është foto amatore, nga të fortit e lagjes që fusin pistoletën në tuta të sportit,  ishte foto profesionalo komando. Sa informacion ka shërbimi juaj, a bashkëpunoni ju me shërbime të tjera që ka ky vend, me SHISH?Personat që nxirrni në lirim i mbikqyrni më mbrapa? Precedenti, historia botërore ka treguar se shumica e këtyre ngjarjeve madhore ndodhin nga këto trupa. Duhet të mbani përgjegjësinë që ju takon si Ministër i Brendshëm.Po të ishin pak më të ftilluar ata nuk kishin nevojë të hynin te tuneli i ushtrisë fare, mund të kishin hyrë në avion, të kishin marrë dhe ato 200 veta me vete, do gjenin vendin ku ne nuk kemi marrëdhënie për të ekstraduar.I kishin harxhuar ato lekë për qejf.


Kush qëndron pas TIA-s dhe ICTS-së- Kur nuk siguroni rendin në aeroportin e Rinasit çfarë mund të mendojnë ata të Konispolit, Shishtavecit? Nëse qeveria juaj nuk e ka karremin në fyt nga PPP-të dhe koncesionet, sillni ligjin dhe ta ndryshojmë. T'ua heqim këtë. Ju nuk e dini se kush e ka TIA-n, ju thoni se gjermani ja shiti kinezit, kinezi ja dha qipriotit, qiprioti ja dha njërit nga Fushë Kruja.Nuk dihet kush e ka. Po kjo ICTS që operon atje. Kush është aksioner, pronar?Kërkoj që ju së pari komisaritit të Rinasit bëjini një komisariat se nuk është, është një pisllëk me katër zyra. 7 i keni në Tiranë kur ishte kampioni (Saimir Tahiri).Kanë hyrë 30 metra larg vendit ku parkojnë makinat qytetarët.

Lleshaj: ICTS nuk do licensohet më nga Aviacioni Civil, por policia e shtetit


Ministri, Sandër Lleshaj, në replikë u dha përgjigje disa prej shqetësimeve dhe pyetjeve të ngritura nga Murrizi.

Sandër Lleshaj: Duhet të mendojmë për krijimin e kapaciteteve. Sigurisht komisariati i Rinasit është më i afërti dhe i fundit që keni parë, por po të shihni morinë e komisariateve të Shqipërisë do të shihni dhe më keq se Rinasi. Këto janë mundësitë e këtij vendi, kjo gjendje është trashëguar prej vitesh. Shqipëria është fokusuar në sektorë të tjerë prioritarë, shkolla dhe spitale, te policia ende ka nevoja të mëdha për të bërë. Do bëjmë përpjekje të mëdha për të ndërhyrë qoftë në komisariatin e Rinasit, qoftë atë të Maliqit dhe Vau Dejës që nuk ekzistojnë fare. Ajo që thatë qëndron, stafi i komisariatit të Rinasit është thjesht sportelist për të kontrolluar pasaportën në hyrje dhe dalje.

Nuk ka qenë një komisariat që ka pasur funksione të mëdha sigurie, siguria ka qenë e kontraktuar, këtu e shoh thelbin e problemit që duhet adresuar dhe do të adresohet shpejt, ndërkohë që ka filluar. Shifra e grabitur nuk është sekrtet, është diku 5. disa milionë euro të grabitura. Banka e re që përmendni është një bankë që ka blerë një bankë tjetër të vjetër. Lidhur me punonjësit e ICTS, arrogancës së kësaj kompanie që ka ndjerë policia. Është e vërtetë, ne do të marrim masa.Është e vetmja kompani në Shqipëri që nuk licensohet nga policia e shtetit por Aviacioni Civil, masat do të merren që edhe kjo kompani të futet në suazën e licensimit të policisë së shtetit në mënyrë që kjo situatë të mos ndodhë më.

Reagon sërish Murrizi: Ministër prapë thatë se nuk ka qenë prioritet rregullimi i komisariateve. Normale se 6 vitet e para në fillimin tuaj si mazhorancë patët prioritet tjetër gjë. Megjithëse edhe ju nuk jeni pa përgjegjësi se aty keni qenë 5 vjet, këshilltar i kryeministrit për sigurinë kombëtare, nuk ju kam parë të flisnit asnjë fjalë për atë prioritet, mbjellja e hashashit gjithandej.Të gjitha komisariatet duhen rregulluar, para se të jepni 20 milion euro te Unaza, kishit bërë 40 komisariate. Edhe i Devollit duhet por nuk ka rëndësinë e këtij të Rinasit. Edhe Aviacioni Civil, një arrogant sa TIA dhe ICTS ishte në letrat drejtuar komisariatit të policisë. Po ky që është institucion që varet drejtëpërdrejtë nga qeveria, kryeministri, a ka përgjegjësi për këto allishverishte që firmos dhe paska tagër për të mbykqyrur dhe siguruar sigurinë brenda aeroportit?

EMISIONET